Vera Ora kërkon një djalë për vajzën e saj të madhe

  • G.G /
  • 20 April 2022 - 10:11
Vera Ora kërkon një djalë për vajzën e saj të madhe

Nëna e Rita Orës, Vera është kthyer në një personazh mjaft karizmatik në rrjete sociale, ku numëron mijëra ndjekës. Së fundmi, ajo ka udhëtuar me familjen drejt ishujve Hawaii nga ku ka publikuar dhe disa fotografi me Ritën dhe vajzën e madhe, Elena.

Mirëpo, një postim që ka bërë për Elenën ka tërhequr vëmendjen. Vera ka publikuar një foto të Elenës duke shkruar me humor se kërkon burrë për të dhe nga ajo që ka shkruar, duket se e do shqiptar. “Qe një çikë hazër, din me qitë çaj, zbritje deri në vikend”.

Ndërkohë, sa i përket Ritës, po shijon romancën me regjisorin e njohur australian Taika Waititi.

(Kosova Sot Online)