Stresi ka një kërkesë për Noizyn

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 13:03
Stresi ka një kërkesë për Noizyn

Reperët Stresi dhe Noizy nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të shkuarën, por prej një viti ata janë pajtuar, duke i lënë mbrapa mosmarrëveshjet që kishin.

Stresi duket se nuk e ka aspak problem që të vishet me rrobat e linjes “Illyrianbloodline”, që është biznesi i Noizy-it për veshjet.

Në një postim në instagram ku shfaqet linja e kostumit Double Eagle 2022, Stresi kërkon një kostum dhuratë, të cilin Noizy ia premton me prioritet, madje duke e quajtur "familje"!

“Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi.

 

“I pari sa të dalë collection fam”, i përgjigjet Noizy.

Duket se dy nga reperët më të njohur shqiptarë po shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin, aq sa Stresin mund ta shohim së shpejti me kostumet e Illyrianbloodiline!

(Kosova Sot Online)