Fjoralba Ponari do e falte tradhtinë por masat që do të merrte më pas janë drastike

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 13:42
Fjoralba Ponari do e falte tradhtinë por masat që do të merrte më pas janë drastike

Në një bisedë virtuale me ndjekësit moderatorja Fjoralba Ponari ka diskutuar një temë mjaft delikate.

Një ndjekëse e ka pyetur për tradhtinë nëse do ta falte apo jo dhe Fjoralba ka qenë kategorikisht kundër.

Përgjigja e saj ishte diplomatike.

Moderatorja tha se do e falte tradhtinë, por kurrsesi nuk do mund të qëndronte më me atë person.

“Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të. Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlerësoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlerësim/ cënim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndrrat e projektimet e së ardhmes sime. Joshja e tundinimi, na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë”, u shpreh Fjoralba.

(Kosova Sot Online)