Beatrix reagoi për sulmet online, Leonora Jakupi i del në mbrojtje: Të të marshin të ligat

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 11:44
Beatrix reagoi për sulmet online, Leonora Jakupi i del në mbrojtje: Të të marshin të ligat

Këngëtarja Beatrix Ramosaj reagoi ditën e djeshme për sulmet e vazhdueshme me të cilat është përballur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Përmes një videoje, këngëtarja shprehej se gjatë muajve të fundit është abuzuar shumë me emrin e saj.

Në mbështetje të saj ka dalë dhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka komentuar në postimin e saj duke thënë: “Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit!

Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukate mos e bukura Beatrix. T’i marshin të ligat ty ata që të bullizojnë”, shkruan ajo.

(Kosova Sot Online)