Lexoni edhe:
Hetimit dhe pastrimit të listave të veteranëve po i frikësohen matrapazët politik, i shitën certifikatat me nga 3000 deri 4000 euro, korrupsion astronomik !
Fifi ka reaguar pas batutës që bëri Donaldi në emisionin “Më lër të flas” që nisi dje. Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i humorit i tregon dhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”, ndërsa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.
Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila thotë se do të përballen me gjyq.
Telefonatë e pazakontë, Kurti në SHBA, Borrell e thërret nga Kili - Gazeta…
Në videon që tashmë është fshirë, ajo shprehet: “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë.
Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehej këngëtarja.
Kujtojmë që Donaldi dhe Fifi kishin një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin sa ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
(Kosova Sot Online)