Hetimit dhe pastrimit të listave të veteranëve po i frikësohen matrapazët politik, i shitën certifikatat me nga 3000 deri 4000 euro, korrupsion astronomik !

Hetimit dhe pastrimit të listave të veteranëve po i frikësohen matrapazët politik, i shitën certifikatat me nga 3000 deri 4000 euro, korrupsion astronomik !
Hetimit dhe pastrimit të listave të veteranëve po i frikësohen matrapazët politik, i shitën certifikatat me nga 3000 deri 4000 euro, korrupsion astronomik !

Naim Miftari

  • 30 April 2022 - 09:11

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Pas paralajmërimit të kryeministrit për një hetim e pastrim të ri të listave të veteranëve kanë nisur të çarten e qesin shkelma do komandantë që pas luftës u bënë të gjithë multimilioner, u qartën edhe ata altoparlantët e tyre që janë OVL-ja fabrika e veteranëve të rrejshëm. Kjo është shumë e kuptueshme pse sot qesin flak pasi vetë OVL-ja, shumica janë lodra të PDK-së dhe kontrollin nga shik- u, por edhe nga bajraktarët e AAK-së, që disa prej atyre që janë aty në OVL, dikur gjatë luftës shisnin birra dhe bënin biznes me mallra Serbe!

-Kryeministri Kurti po gabon pse po e përmend vetë këtë çështje, të rishikimit dhe verifikimit të listave të dhjetëra mijëra veteranëve të rrejshëm, kur kjo qeveri akoma nuk ka mundur ta pastroj Prokurorin, gjyqësinë, policin dhe inteligjencën, sepse ato ende janë të kapura nga dora e zgjatur e SHIK-ut dhe partive të tjera si PDK,LDK,AAK. Me punën e dhjetëra mijëra luftëtarëve që luftën e kanë par vetëm në televizor gjatë lajmeve në Maqedoni,Shqipëri,Zvicër e Gjermani, me këta trima duhet të merret Prokuroria e Shtetit, gjyqësia e policia por jo me u marr ajo prokurori,gjyqësi e polici që janë kukulla e sekser të KGJK-së, KPK-së, që nuk janë gjë tjetër veq kukullat e teatrit të Adem Grabovcit, Ilmi Reçices e Isa Mustafes.

Edhe vetë tentimi në shpejtësi i KPK-së dhe KGJK-së, për ndryshimet në institucionet e drejtësisë, dhe sidomos nga ana e PDK- LDK- AAK, është që prapë vetëm ti ndërrojnë me rrotacion si prokurorët , ashtu edhe gjyqtarët dhe hetuesit, që do të thotë kukullat e tyre në drejtësi e polici, që të mos veproj ligji i munguar që 20 vite në Kosovë, ku sot dënohesh edhe me montime të ndryshme, po nuk pate lidhje ja para me ble drejtësinë. Pra, pa u pastruar institucionet nga krimi i organizuar edhe politik nuk ka çka kërkon kryeministri as askush tjetër nga Veteranët. Nuk është me rëndësi fare se 70 % të veteranëve që janë sot, janë veteran të rrejshëm, por shumica janë vetëm votues e militantë politik, sidomos të PDK-së dhe AAK-së. Po mos të ishin këta veteran të rrejshëm politikisht të kushtëzuar me nga 170 euro shumë deputet të Kuvendit të Kosovës sot por edhe më herët, Kuvendin e Kosovës do ta kishin parë vetëm kur transmetohen mbledhjet live në TV. Veteranin dhe luftëtarin e vërtetë të UÇK-së s’ka pare as vlerë në botë që e paguan apo e blen për kontributin e dhënë, dhe prapë ata veteranët e luftëtarët e vërtetë sot janë njerëz të varfër në pasuri por shumë të pasur në shpirt dhe zemër.

Edhe nëse nesër, po pati luftë, dhe po pati nevojë Kosova për ish luftëtarët e UÇK-së, prapë ata do ti shihni në kazerma të FSK-së apo para qeverisë duke kërkuar armë për të luftuar për Kosovën, kurse paramendoni në rast të një luftë eventuale ata veteranët e rrejshëm ,,luftëtarët politik” ose që i kanë blerë pas luftës certifikatat me nga 3000 apo 4000 euro, ku do ti gjenit. Ata prapë do ti shihnit duke ikur në Maqedoni, Shqipëri e gjithandej në Evropë, do të ishin atje duke e shikuar prapë luftën vetëm në televizion, ose në radio duke dëgjuar lajmet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".