Donaldi i përgjigjet Fifit: Edhe unë jam gati ta ndjek anën ligjore, por diçka do t’ju konfuzojë

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 15:26
Donaldi i përgjigjet Fifit: Edhe unë jam gati ta ndjek anën ligjore, por diçka do t’ju konfuzojë

Një prej skeçeve të realizuara nga Donaldi, kanë sjellë spekulimet në rrjet se marrëdhënia e tij dhe e Fifit është prishur. Disa prej mediave të shkruara kanë shtuar se Fifi do ta ndjekë në mënyrë ligjore këtë moment.

Sakaq Donaldi ka reaguar për herë të parë pak minuta më parë duke treguar se është habitur, por dhe ai do ta ndjekë në mënyrë ligjore pasi nuk e ka kuptuar Fifin.

Aktori ka etiketuar Fifin në postim duke ju përgjigjur publikisht, sakaq me stil dhe marrëveshje të të dyve në video ka dalë edhe vetë Fifi.

Dyshja shfaqet në një ambient kafeje duke shijuar drekën bashkë dhe kryq e tërthorazi i treguan të gjithëve se miqësinë e tyre nuk e prish dot asgjë.

(Kosova Sot Online)