
Ronela shfaqet unike në konferencën për media në Eurosong

Ronela Hajati ka realizuar ditën e sotme provën e dytë në Eurosong dhe nga pamjet e publikuara shihet se koreografia e shumë përfolur nuk do të ndryshohet.
Pas provës, e cila si e para ka përfunduar me sukses, Ronela dhe ekipi shqiptar kanë mbajtur një konferencë për media ku në sy ra paraqitja e këngëtares shqiptare.
Me një veshje të bardhë, atlete dhe një kapele unike në kokë me rruaza, Ronela padyshim që mori vëmendje të madhe tek publiku europian.
Kujtojmë se Shqipëria do të paraqitet e para në natën e parë gjysmë finale me këngën ‘’Sekret’’, e cila është pritur mirë nga publiku duke u radhitur në mesin e këngëve më të dëgjuara në faqet dhe kanalet e festivalit europian.
(Kosova Sot Online)