Unikkatil publikon këngën 'Po eci'

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 21:35
Unikkatil publikon këngën 'Po eci'

“Po eci” quhet kënga më e re e Unikkatil që ai e ka lansuar sonte.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Unikkatil ka lansuar këngën e tij që më të re që vije pak më ndryshe nga stili i tij mëparshëm.

Kënga është edhe një dis për reperin e ri Fero që më parë e kishte quajtur Unikkatilin “pizzaman”.

Kënga është stil “drill”, stili i ri i repit që ka pushtuar botën viteve të fundit, e që reperët shqiptarë ende janë në fazë të provës së këtij stili.

Megjithatë, Unikkatil me “Po eci” ka arritur që të sjell këtë stil në mënyrën më të mirë të mundshme. 


(Kosova Sot Online)