Modelja ruse diskuton për Don Xhonin me ndjekësit shqiptar, bëhet “xheloze” për “Miss Siria”

  • 09 May 2022 - 11:20
Modelja ruse diskuton për Don Xhonin me ndjekësit shqiptar, bëhet “xheloze” për “Miss Siria”

Modelja ruse, Ariana Lirey u bë e njohur në vendin tonë pas romancës që pati me Don Xhonin.

Modelja dhe reperi shqiptar pas njohjes në rrjete sociale ku rusja shprehte hapur pëlqimin për Xhonin, fytyrën e të cilit e kishte bërë tatuazh në dorë, u takuan në Dubai ku kaluan disa ditë së bashku.

Teksa raporti i tyre konsiderohej lidhje dhe u duk se gjërat po shkonin për mrekulli, dyshja konfirmuan ndarjen, e cila bëri bujë të madhe në media pasi u përcoll me akuza dhe poste publike.

Por ndonëse i ndanë përfundimisht rrugët, Ariana duket se akoma është e përfshirë dhe ndjek çdo detaj lidhur me reperin.

Ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Don Xhonin ka filluar ta ndjek në Instagram, Miss Siria, Tia Alkerdi.

Kjo nuk i ka ikur modeles ruse, e cila së fundmi në foton që ka postuar ajo ka diskutuar për Don Xhonin me ndjekësit shqiptar.

Ndër të tjera ajo e ka pranur se di diçka rreth reperit dhe “Miss Sirisë”.

(Kosova Sot Online)