Avioni me të cilin udhëtonte pësoi defekt, Greta Koçi rrëfen momentin e frikshëm

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 11:58
Avioni me të cilin udhëtonte pësoi defekt, Greta Koçi rrëfen momentin e frikshëm

Greta Koçi është përballur me një situatë të pakëndshme ditën e djeshme. Këngëtarja po udhëtonte me avion kur ky i fundit ka shfaqur probleme.

Përmes një postimi në Instagram, ajo bën me dije se aeroplani qëndroi në qiell për 15 minuta, ndërsa më pas është kthyer sërish në Itali.

“S’më kishte ndodhur kurrë. Avioni ka një problem dhe u rikthye në Itali pasi bëri 15 minuta rrugë”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin social “Instagram”.

Prej disa kohësh Greta është zhvendosur në Vjenë, ku jeton së bashku me partnerin e saj. Këngëtarja e ka mbajtur lidhjen e saj larg vëmendjes së publikut dhe nuk dihet asnjë detaj rreth partnerit të saj.

(Kosova Sot Online)