Soni Malaj zbulon pengun që i ka mbetur

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 14:50
Soni Malaj zbulon pengun që i ka mbetur

Këngëtarja Soni Malaj njihet për energjinë e saj në skenë. Edhe pse baladat e përfaqësojnë më së miri, ajo gjithnjë ka shprehur ‘dobësi’ për kërcimin.

Madje, kujtojmë se Soni ishte konkurrente edhe në “Dancing with the Stars”, vite më parë. Aty ajo njohu edhe ish-bashkëshortin, Mirko Luccarelli, me të cilin, pak vite më vonë erdhi në jetë dhurata më e bukur, vajza e tyre Ana.

Në programin “Kurthi i Piter Panit”, këngëtarja zbuloi se gjithnjë kishte dashur të bëhej balerinë mirëpo gjyshja nuk e ka dashur këtë gjë.

Madje, ajo theksoi edhe se baleti i kishte mbetur peng.

a çfarë tha Soni:

 “Një përmetare fanatike, e cila nuk e kishte shumë qejf këtë gjë. Thoshte “jo do të të ngrenë në ajër, jo “e veshur me të brendshme” e të tjera si këto. Pastaj, edhe largësia nga Tropoja ma bënin pak më të vështirë, edhe pse erdha në moshën 9-vjeçare në Tiranë. Në fakt, më ka mbetur një lloj pengu”,– tha Soni Malaj në Piter Pan.

Jo vetëm kaq, por Soni foli edhe për marrëdhënien që ka tanimë me ish-bashkëshortin e saj. Ndër të tjera, ajo theksoi se me ish-bashkëshortin janë miq për hir të lumturisë së vajzës së tyre, Anës.

(Kosova Sot Online)