Elsa Lila lirohet nga paraburgimi

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 19:10
Elsa Lila lirohet nga paraburgimi

Avokati Saimir Visha tregoi se mbesa e tij Elsa Lila është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj.

"Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat.

E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para.

Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.

Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

(Kosova Sot Online)