Rozana Radi mbron hapur Ronela Hajatin

  • A.P /
  • 11 May 2022 - 15:10
Rozana Radi mbron hapur Ronela Hajatin

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival, duke postuar një foto në profilin e saj të Instagram-it krah trupës koreografike duke u shprehur:

“Edhe po të kaloja në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova sepse fitova turmën! Edhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua.”

Në foto këngëtarja shfaqet e buzëqeshur për pjesëmarrjen e saj në këtë festival.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as komentet e njerëzve, fansa të Ronelës kudo të cilët mbështetën këngën dhe performancën e saj, duke u shprehur se Shqipëria meritonte të ishte në finale.

Mes shumë fansave të cilët mbështetën Ronela Hajatin dhe performancën e saj në Eurovision ka qenë edhe këngëtarja Rozana Radi.

Pas orë përpara se Ronela të performonte e para në skenën e këtij festivali Rozana ka shpërndarë një foto të Ronelës dhe trupës që përfaqësoi Shqipërinë duke shkruar:

“Me gjithë atë lodhje fizike ke qenë uragan sonte, më e mira. Foli një Europë për ty. Ti ke yllin në ballë”.

 

Përkrahjen ndaj Ronelës ajo e vazhdoi dhe në Instastory ku ka sqaruar më tej postimin e saj në instagram duke u shprehur:

“Për mua Ronela Hajati është një këngëtare e mrekullueshme ka një super këngë, një super performancë, unë kam pritur super efekte speciale, ndërkohë kam pritur një ndriçim skene të paparë sepse kënga e meriton, sepse performanca e meriton, sepse Ronela e meriton, na ka përfaqësuar denjësisht me vokalin e saj dhe ishte perfekte. Unë nuk mund të flas me bindje kush e ka fajin, ndoshta buxheti I Shqipërisë ka qenë shumë i vogël për këto efekte duhet të ishte i paguar nga Shqipëria apo e mbulon Eurovisioni”, duke i uruar suksese dhe duke i ftuar të gjithë shqiptarët ta mbështesin dhe ta votojnë, Rozana përfundon fjalimin e saj.

Pas skualifikimit të Shqipërisë mbrëmjen e djeshme ku këngëtarja Ronela Hajati performoi e para ndër shtetet që garuan për në finale, Rozana Radi ka reaguar sërish në insta story duke shkruar:

“Pra I nderuar publik kisha shumë të drejtë kur thashë që Eurovisioni nuk ja bëri “yzmetin” këngës së Ronela Hajatit siç duhet.
1.I censuruar foton.
2.Nuk i dhanë rëndësinë e duhur në regjistrim .
3.Vunë në diskutim performancën e saj.

 “Por më lejoni të them që vetë Ronela Hajati bëri lajm në “La Repubblica”, një gazetë që e ëndërrojnë shumë artistë të dalin, është me e diskutuara në Web dhe sot ishte avion.

(Kosova Sot Online)