Kalush Orchestra fituese e Eurovisionit 2022

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 09:21
Kalush Orchestra fituese e Eurovisionit 2022

Ukraina është fituese e Eurovisionit për vitin 2022. Juria votoi për Mbretërinë e Bashkuar por ishte publiku ai që i dha Ukrainës 439 vota për ta renditur atë të parën. Në vendin e dytë përfundoi Mbretëria e Bashkuar kurse në vendin e tretë Suedia. Ukraina është e përfshirë në luftë që tre me muaj me Rusinë

Ukraina është fituese e Eurovision për këtë vit.

Kalush Orkestra me këngën “Stefanie” morën vendin e parë, pasi u numëruan votat e publikut.

Në votimin e jurisë më të mirët ishin Mbretëria e Bashkuar të cilët morën 283 pikë kurse në pesë vendet e para përfunduan Suedia, Spanja, Portugalia dhe Ukraina.

Si juri Shqipëria votoi për Italinë të cilës ia dha 12 pikë.

Mbretëria e Bashkuar u përfaqësua në Eurovision nga Sam Ryder me këngën Space Man.

439 vota të publikut mori Ukraina duke dalë kështu në vendin e parë e duke e përfunduar garën me 631 pikë. 

Image

(Kosova Sot Online)