'Keq na le moj Nanë' kënga më e re nga Naxhije Bytyqi

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 13:00
'Keq na le moj Nanë'  kënga më e re nga Naxhije Bytyqi

Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike Naxhije Bytyqi  ka publikuar këngën  më të re dedikuar nënës së saj të ndjerë, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.


"Keq na le moj Nanë", mban titullin kënga e cila vjen me interpretim të shkëlqyer nga Naxhija.

"Me datë 13.05.2020,në kohën kur më vdiq Nana ime - ishte kohë pandemie, kohë që s'kishte njeri në rrugë. Çdo kufi ishte i mbyllur,ato dite ishin të zeza për mua ku nuk i kisha as vëllezërit për varrimin e Nanes time por ashtu deshti Zoti dhe e ka caktu atë ditë jo vetëm për rastin e Nanes time por edhe për shumë e shumë raste të tjera", ka deklaruar këngëtarja.

Për të gjithë në vijim "Keq na le moj Nanë"

Dëgjim të këndshëm

(Kosova Sot Online)