Pse Nora dhe Leonora injoruan njëra-tjetrën!

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 22:09
Pse Nora dhe Leonora injoruan njëra-tjetrën!

Sigurisht që në showbizin tonë të vogël ka hatër mbetje të mëdha.

Madje le të themi që shumica e VIP-ave janë zënë, disa për një të dashur, e disa për këngë e arsye të tjera personale.

Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur kanë qenë mikeshash shumë të mira, por sot injorohen kur shihen!

Burime kanë zbuluar se në sfilatën e Valdrin Sahitit, Nora dhe Leonora kanë injoruar komplet prezencën e njëra tjetrës, e shkak për këtë është një sherr i hershëm.

 Leonora Jakupi pohoi zërat dhe tha se nuk fliste me Norën, për arsye që vetëm ato i dinë.

Sipas mediave ‘molla e sherrit’ është hiti i Norës “Sa t’kom dasht”. Fillimisht ishte përgatitur për Leonora Jakupin por më pas shtëpia diskografike ja dha Norës, e kaq mjaftoi që vajzat të ktheheshin në hasmin e njëra tjetrës. Edhe pse kanë kaluar 6 vite, ato sërish mbajnë mëri.

Image
Image

(Kosova Sot Online)