Arjola Demiri: Më keni bërë si kulçedrën e Shrekut

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 18:12
Arjola Demiri: Më keni bërë si kulçedrën e Shrekut

Aktorja Arjola Demiri vijon me debatet virtuale me ndjekësit e saj në Instgaram, të cilët e kanë akuzuar dhe kritikuar shpesh për përdorimin e photoshopit në postimet që bën.

Ish-banorja e BBV ka publikuar në Instastory, foton e një ndekësje bashkëngjitur me një status. Ajo i është kundërpërgjugjur publikisht komentit të ndjekëses, duke i këshilluar që “të merret me veten e saj.”

“Do t’i kushtoj pak kohë kësaj zonjës këtu që ia paskam shpifur!? Me një bindje befasuese na bëri i kuçdedrën e Shrekut… Thua ti se kam dalë të shes mend e bukuri. Dhe kjo zonja e indinjuar që s’më bën dot tag dhe ka frikë që nuk ja shikoj komentin fantastik, a thua se ka bërë gjetjen e vitit. Mirë kjo, po na flet në emër të popullit… E kanë lëshuar Shqipërinë të gjithë në azil po shikojnë nga e shpifura ime. Po e hiperbolizon me km larg krahasimin me fusha e male mbu bukurinë apo ku ta di unë. Ooo ku ju çon mushka, shikoni veten merruni me veten se nuk ju del koha për mua.”- shkruan Arjola.

Ndërkohë ndjekësja në komentin e saj akuzon Arjolën për përdorimin e filtrave.

Image

(Kosova Sot Online)