Afërdita Elshani: Sot po këndohet çka po e kërkon tregu e jo çka po dëshirojmë ne

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 18:09
Afërdita Elshani: Sot po këndohet çka po e kërkon tregu e jo çka po dëshirojmë ne

Intervistë me këngëtaren Afërdita Elshani

Afërdita Elshani është këngëtare e njohur e muzikës popullore moderne e cila tash e sa vite është aktive në skenë dhe shumë prezente në dasma dhe gazmende familjare.

"Aventura", "Mallkoj ditët", "Këtë dashni", janë vetëm disa nga këngët që Afërditen e bën të njohur për publikun shqiptar.

Image

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online" ajo përgjigjet si rrallëherë për jetën dhe karrierën: Cila mbetet kënga e saj e preferuar, momenti më i bukur nga fëmijëria, me kënd po vjen në duet...

Për këto dhe gjëra të tjera do t'i kuptoni duke lexuar intervistën në vijim.

“Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni publikuar mban titullin "Kthema Gurbetqarin", sa jeni ndarë e kënaqur me finalizimin e projektit në tërësi?

Aferdita Elshani: Kënga "Kthema Gurbetqarin" është pritur shumë dhe po vazhdon të dëgjohet pasi është një këngë që për çdo nanë dhe çdo fëmijë që i kanë lënë prindërit e vetë ka me i prek kjo këngë. Unë personalisht kur e kam lexuar tekstin për herë të parë kam qajtur se i kam kujtuar sa herë jam larguar e i kam vetë prindërit.

“Kosova Sot Online”: Ndër vite keni realizuar disa këngë hite si: "Aventura", "Mi puth këto buzë etj., por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Aferdita Elshani: Kam disa këngë që më pëlqejnë e që i kam realizuar ndër vite po ajo që e këndoj me shpirt edhe që vazhdon të dëgjohet tash e 17 vjet është kënga "Mallkoj ditët".

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Aferdita Elshani: Ah..., kam shumë kujtime të mira nga fëmijëria që me shumë nostalgji i kujtoj. Një që dua ta veçoj është që kur unë isha 7 vjeçare babai im më mori në odë ku këndojshin plot këngëtarë të muzikës folklorike derisa edhe unë me një def të vogël fillova të këndoj me ta. Andaj qysh atëherë u kuptu që unë e dua këngën. Këtë ngjarje e kujtoj shumë herë pasi që edhe inqizimin e kisha deri në kohë të luftës kur gjithqka u dogj në shtëpinë e babes tem.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Aferdita Elshani: Po, ka plot tekste që nuk kam pranuar. Na vijnë tekste nga tekst shkrues të ri që kanë dëshirë të bashkpunojnë. Jo pse janë të ri e s'po i mbështesim po ngase po duhet të jemi të kujdesshëm se çka po këndojmë.

Image

“Kosova Sot Online”: A jeni vaksinuar kundër Covid-19 dhe a besoni se viti 2022 do jetë fundi i pandemisë COVID-19 dhe varianteve të saj?

Aferdita Elshani: Po, jam e vaksiunar. Uroj të jetë fundi i Covid-19 për të gjithë njerëzimin e kurrë mos u përserit inshalla se unë vdekjen me sy e kam parë nga ky i mallkum covidi saqë m'duket fryma më ndalet kur të flitet për Covid. Kështu që edhe pse pritet gjithqka nga politika botërore unë nuk guxoj të mendoj për këtë sëmundje më.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?


Aferdita Elshani: Për mendimin tim nuk është aspak e "hishme" që të jetë provokative dikush në skenë, e nevojshme është të sjell këngë e reportar të plotë në skenë një artist e jo provokime.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Aferdita Elshani: Nuk kam menduar kurrë se me cilin këngëtar/e do ta kisha bërë ndonjë duet. Duke ju përgjigjur pyetjes tuaj më erdhi në mendje që duhet shumë shpejt ta sjelli një projekt të ri me një këngtar/e që e kam adhuruar nga fëmijëria.

Image

“Kosova Sot Online”: Sa do jeni prezente këtë verë në dasma dhe ahengje familjare, cili publik e mirëpret më ngrohët Aferditen?

Aferdita Elshani: Kemi mjaft data të rezervuara nëpër shumë ahengje familjare këtë vit po uroj që mos të kemi kufizime si vitin e kaluar në Kosovë. Aty ku më thirrin edhe padyshim që më presin mirë. Nuk dua ta veçoj as një vend. Te çdo familje që jam e ftuar vërtetë që jam shumë e mirëpritur kështu që i falenderoj të gjithë ata që ma besojnë punën time për ditën e tyre më të veqantë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?

Aferdita Elshani: Sipas meje muzika shqipe nuk është askund, veq muzikë shqipe s'mundemi me thanë që po punohet. Po këndohet çka po e kërkon tregu e jo çka po dëshirojmë ne, kështu që duhet me ec me kohën. Kesh e kënaqur apo jo duhet hitet e reja t'i mësoj (Qesh - hahaha).

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Aferdita përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Aferdita Elshani: Mesazhi im për të gjithë kishte me qenë edhe është vazhdimisht kujdesi si pikë e parë për shëndetin për familjen edhe punoni vazhdimisht mos thuani kurrë boll apo u lodha. Punoni sot që nesër të jeni fitimtar nga e sotmja.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)