Fatmire Mjaku: Muzika shqipe duhet të ‘civilizohet’ që të ecim përpara me stilet e reja

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 18:10
Fatmire Mjaku: Muzika shqipe duhet të ‘civilizohet’ që të ecim përpara me stilet e reja

Intervistë me këngëtaren Fatmire Mjaku

Fatmire Majku tash e sa vite është pjesë e estradës kosovare, derisa me këngën "Eja më dashuro" në vitin 2002, ajo për herën e parë kishte marr pjesë në "Polifest", një vit më pas me këngën "Zjarri i dashurisë" për të vijuar me lansimin e albumit "Sytë Lakmitarë" (2006) i cili ishte mirëpritur nga publiku.

Image

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online", këngëtarja Fatmire Mjaku rrëfehet për shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës.

Si ishte fëmijëria e saj, pse pauzoi për katër vite, cili është opinioni i saj për muzikën sot, për këto dhe shumë gjëra tjera që nuk i keni ditur për këngëtaren Fatmire Mjaku do t'i kuptoni duke lexuar intervistën në vijim...

Image

“Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni publikuar mban titullin "Ti", sa jeni ndarë e kënaqur me finalizimin e projektit në tërësi?

Fatmire Mjaku: Për këngën e fundit që kam realizuar jam deri diku e kënaqur, pasi më propozuan në rregull e pranova se kisha bërë dhe një pauzë në muzikë.

“Kosova Sot Online”: Ndër vite keni realizuar disa këngë hite si: "Sytë lakmitarë", "Mos u kthe etj., por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Fatmire Mjaku: Sa i përket këngëve, shumica e këngëve janë të dedikuara për publik sipas shijes. Por tjerat këngë popullore kanë qenë dëshirë e nënës time dhe nuk ja kam prishur asnjë moment andaj kam kënduar për dëshirën e saj gjithmonë. Sa i përket kënaqësisë time, shumica e këngëve janë të mira dhe më kanë pëlqyer "Mos u kthe" ka qenë kënga e cila më ka dhënë më shumë sukses.

Image

“Kosova Sot Online”: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Fatmire Mjaku: Sa i përket fëmijërisë dhe nostalgjisë fëmijërore, kam shumë nostalgji sidomos kohëve të fundit që nuk e kam nënën në afërsi ndjej nostalgji shumë të madhe për kohën e fëmijërisë. Kam qenë shumë e lumtur si fëmijë, kam kaluar periudha shumë të mira, si fëmijë kam luajtur edhe futboll shumë. Dëshira ime më e madhe është kur gjatë ditëve të verës e kam parë nënën duke përgatitur speca për darkë (mallëngjehet) dhe ende e ndjej atë aromë të specave nga duart e nënës tem andaj kam nostalgji për ato momente fëmijërore dhe nuk mund të përshkruhen ato ditë sa të lumtura janë. Kisha dashur dhe njëherë të rikthehem në atë kohë ta ndjej aromën e shtëpisë, familjes e mbi të gjitha aromën e bukës së nënës.

Tutje kujtoj kohën kur së bashku me motrën kemi shkuar në koncerte, kore ajo me qifteli derisa unë me harmonikë dhe kemi kënduar së bashku. Mu kujtohen ato veshje që nëna dhe motra mi kanë qepur me të gjitha detajet dhe ka qenë ndjenjë shumë e mirë kur Veton Surroi ma ka dhënë një kimik bakshish në moshën 6-7 vjeqare prandaj asaj kohe nuk ja zënë vendin asgjë tjetër.

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Fatmire Mjaku: Kam pasur shumë këngë të tilla që kam refuzuar dhe deri tani nuk kam qenë shumë e gatshme të merrem me muzikë për shkak të dhimbjes për humbjen e nënës. Tani e kam kaluar atë periudhë dhimbje andaj s'kam dëshiruar ta pranoj asnjë këngë. Kam refuzuar shumë këngë këto katër vitet e fundit derisa ta shoh vetën se çfarë po dua.

Image

“Kosova Sot Online”: A jeni vaksinuar kundër Covid-19 dhe a besoni se viti 2022 do jetë fundi i pandemisë COVID-19 dhe varianteve të saj?

Fatmire Mjaku: Po jam vaksinuar, dy vaksinat i kam marr, të tretën as që kam menduar ta marr sepse është tepruar diçka. Derisa sa i përket pandemisë, ajo ka përfunduar dhe e ka bërë të vetën, ka marr shumë njerëz, ka shkaktuar panikë dhe humbje vetëbesimi tek njerëzit, kështu që ka bërë mjaftueshëm dhe mirë që ka kaluar edhe pse ka shumë familje që janë lënduar pasi kanë humbur njerëzit e dashur. Me këtë rast i shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur familjarët nga virusi Covid-19.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Fatmire Mjaku: Sa i përket këngëtareve, unë mendoj që është normale të provokosh sepse kur ta jep Zoti pamjen duhet ta ekspozosh ngapak. Edhe pse tek ne ende është ajo koha kur të gjykojnë në këtë aspekt pasi arti i lypë të gjitha t'i bësh në skenë. Kështu që unë mendoj se duhet është koha që patjetër duhet të provokosh ngapak.Por tek ne shqiptarët gjithmonë ka qenë kjo diktatura, cenzurimi i këtyre gjërave dhe nuk mund ta tregosh vetvetën ashtu si je nëse ti nuk e shfaq vetën pak më joshëse, më provokuese. Këngëtari duhet t'i tregoj gjërat e veta andaj çdo gjë e lypë sipas punës.

Image

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtar/e nga estarda do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Fatmire Mjaku: Për momentin unë nuk e shikoj asnjë në shijen time dhe nuk e imagjinoj vetën me asnjë këngëtar për momentin. Kurse sa i përket pëlqimit që unë e mbështes si këngëtare, që më pëlqen si karakter dhe guximin e saj është Tayna edhe pse këndon rep, ajo ka vetëbesim të madh.

Image

“Kosova Sot Online”: Sa do jeni prezente këtë verë në dasma dhe ahengje familjare, cili publik e mirëpret më ngrohët Fatmiren?

Fatmire Mjaku: Verën e ardhshme besoj se do të jem aktive dhe në përgjithësi publikun e kam gjithandej që më suportojnë dhe që më pëlqejnë si femër në radhë të parë (buzëqesh), pastaj edhe si këngëtare andaj mendoj se do jem prezente edhe këtë vit, ta shikojmë tani sipas jetës që vazhdon pas Covidit. Edhe pse jemi liru, normal që ka ndikuar tek njerëzit kjo situatë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika shqipe sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual apo duhet ndryshime urgjente?

Fatmire Mjaku: Në muzikën shqipe duhet të ruhen traditat që egzistojnë por duhet edhe të ecim përpara për të qenë një hap me botën si me muzikë, me aktrim dhe me çdo gjë tjetër. Kështu që unë nuk mund të jetoj e izoluar, kam dëshirë të jem "mendje hapur", në aspektin që duhet me ndryshu urgjent shumë gjëra për t'u bërë jeta më pozitive. Të mos këndohen shumë këngë për vuajtje e dashuri , të këndojmë diçka më pozitive jo gjithmonë duke vajtuar ne shqiptarët. Edhe ashtu për popullin nuk është energji e mirë prandaj edhe muzika duhet të "civilizohet" kështu që të ecim përpara me stilet e reja.

Image

“Kosova Sot Online”: Cila është motoja që Fatmira përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Fatmire Mjaku: Motoja ime kishte me qenë dhe është: Duajeni dhe mendoni mirë për njëri-tjetrin, shijoni jetën, mendoni pozitivisht për shkak se nëse ja mendoni dikujt të keqen ju kthehet juve. Kisha dhënë një mesazh që të mendojmë pozitivisht edhe ndaj njerëzve që nuk e meritojnë fare, ti sërish duaje pasi është qenie që e ka falur Zoti dhe nuk ke të drejtë t'i ta gjykosh.

Intervistoi: Armend Preteni

Image
Image


(Kosova Sot Online)