Robert Berisha për Adelina Ismailin: Nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim

  • A.P /
  • 22 May 2022 - 10:25
Robert Berisha për Adelina Ismailin: Nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim

Këngëtari Robert Berisha është komentuar disa herë për shoqërinë e tij me diven e estradës shqiptare, Adelina Ismaili.

Historia e njohjes së dyshes me njëri-tjetrin duket se i ka fillet në fëmijërinë tyre, pasi të dy janë rritur së bashku në të njëjtën lagje dhe kanë qenë edhe në shkollë bashkë.

Këtë e tregoi  Berisha  ku foli në superlativ për këngëtaren e madhe.

“Komshinj, me vite të tëra, jemi rritur bashkë, kemi qenë në shkollë të muzikës bashkë, në të mesmen dhe në Akademi. Pastaj në 99-tën lufta, unë ika në Amerikë. E kam pasur shoqe shumë të mirë”, tha Berisha.


(Kosova Sot Online)