Capital T ka bashkuar sërish forcat me Alban Skënderaj

  • A.P /
  • 23 May 2022 - 14:30
 Capital T ka bashkuar sërish forcat me Alban Skënderaj

Pak javë më parë, u përfol se Capital T ka bashkuar sërish forcat me Alban Skënderaj. Dhe duket se kënga është gati. Ka qenë reperi nga Kosova që ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në Instagram. Kënga do të mbajë titullin “Një natë” dhe vjen me datë 28 maj.

“NJE NATE” X @albanskenderaj • 28.05.22 • SAVE THE DATE”, ka shkruar reperi krahas disa fotove me Albanin. Kujtojmë që kjo këngë vjen 9 vite pas duetit të parë. Kënga me titull “Një ëndërr” u kthye menjëherë në hit dhe dëgjohet akoma dhe sot.


(Kosova Sot Online)