Tayna duket provokuese në xhirimet e klipit të ri, ja se më kë do të vij në duet

  • E.K /
  • 25 May 2022 - 12:34
Tayna duket provokuese në xhirimet e klipit të ri, ja se më kë do të vij në duet

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, prej disa kohësh është komentuar për një bashkëpunim me reperin Marin, por që nuk ishte konfirmuar deri më tani.

Ajo së fundmi ka shpërndarë një imazh me ndjekësit në Instagram, ku zbulon se bashkëpunimi me artistin do të lansohet të enjten (26 maj).

Ata kanë publikuar një fotografi nga xhirimet e videoklipit, nëpërmjet së cilës dhurojnë një vështrim të shkurtër se si do të duken.

“Shihemi të enjten në ora 20:00”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) mes tjerash bën të ditur se projekti i tyre titullohet “Alpha Omega”.

Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën për komente, fansat e të cilëve e pëlqejnë këtë duet.

Kjo këngë e Taynës vjen pak pas bashkëpunimit me artistin gjilanas, Gesko.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

(Kosova Sot Online)