Tayna me poza provokative nga makina luksoze

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 08:34
Tayna me poza provokative nga makina luksoze

Tayna ka arritur që të bëhet një ndër reperet më të mira shqiptare. Ndonëse ka pak vite në tregun muzikor, ajo renditet në mesin e artistëve më të suksesshme.

Reperja merr gjithmonë vëmendje jo vetëm për projektet që sjell por dhe me paraqitjet provokative.

Së fundi, reperja ka ndarë për 1.5 milionë ndjekësit e saj disa fotografi, teksa pozon joshëse nga makina e saj. “Nuk rekomandona për njerëzit me sheqer”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që reperja po shijon suksesin e këngës së fundit që ka sjellë me Marin.

(Kosova Sot Online)