Shkurte Fejza e 'kall' atmosferën në fejesën e Plator Abazit

  • A.P /
  • 29 May 2022 - 21:00
Shkurte Fejza e 'kall' atmosferën në fejesën e Plator Abazit

Në fejesën e djalit të çiftit të njohur të estradës Naim Abazi & Mihrije Braha nuk kishin si të mungonin miqtë e tyre ikona e muzikës popullore Shkurte Fejza me bashkëshortin Hajrush Behlulin, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast për t'i nderuar Shkurte Fejza ka interpretuar himnin "Mora fjalë" duke e kallur atmosferën në fejesën e Platorit.

"Urime fejesa Plator/Urime Mihrije dhe Naim", ka shkruar Behluli.

Siç shihet edhe nga pamjet e gjithë ceremonia ka shkuar për mrekulli derisa Mihrije Braha nga sot zyrtarisht është vjehrra më e re e estradës.

Në vijim pamje nga fejesa e Platorit dhe Tringes.

(Kosova Sot Online)