Raportohet se reperi Buta u largua nga Kosova pasi vëllai i tij dyshohet për vrasjen në Ferizaj

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 09:11
Raportohet se reperi Buta u largua nga Kosova pasi vëllai i tij dyshohet për vrasjen në Ferizaj

Pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Ferizaj ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni nga vëllai i reperit, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta, ky i fundit raportohet se është larguar nga Kosova.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, mund të shihet Buta duke udhëtuar me aeroplan drejt Anglisë.

Kujtojmë se vëllai i reperit, Qëndrim Januzi, në orët e para të mengjesit të së shtunës dyshohet se vrau me armë zjarri të ndjerin Gazmend Hysenin.

Theksojmë se për Qëndrim Januzin, Policia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

https://www.tiktok.com/@zerro_nishi/video/7102821043978374405?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2F&referer_video_id=7102821043978374405&refer=embed

(Kosova Sot Online)