Buta deklarohet për herë të parë pasi vëllai i tij e vrau ish-shokun

  • E.K /
  • 30 May 2022 - 14:03
Buta deklarohet për herë të parë pasi vëllai i tij e vrau ish-shokun

Në orët e para të së shtunës në qytetin e Ferizajt ndodhi ngjarja tragjike, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”, ndërsa i dyshuar kryesor për këtë vrasje është Qendrim Januzi, vëllai i reperit Buta.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë, reperi Betim Januzi i njohur si Buta në rrjetin social “Instagram”.

“I falënderoj krejt per mesazhet mbështetëse per Qendrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetareve” duhet me ju ardh marre per krejt kto rrena, shpifje e njollosje qe menxi presin me i shpik per dy klikime mashume. Shyqyr njerzit janë t’meçem e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, ka shkruar Buta.

(Kosova Sot Online)