Labi e shtron drekën në “tokë”- Kështu kemi ngrënë me dajë e axhallarë

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 08:40
Labi e shtron drekën në “tokë”- Kështu kemi ngrënë me dajë e axhallarë

Këngëtari Labinot Tahiri është mjaft aktiv nëpër rrjete sociale, teksa së fundmi ai ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”.

Në këtë video ai shihet teksa ka shtruar drekën në “tokë” duke kujtuar kohët e para disa viteve. Ai tha se kështu kishin ngrënë dikur me të afërm.

“Mirëdita, ju boftë mirë dreka ka do që jeni në familjet e juaja kudo që jeni në restorante gjithandej, sot i kemi krejt tavolinat i kem ka gjashtë karriga e 12 a më shumë, por shumë shpesh e preferoj me ia kujtua gjeneratës së re se kështu kur kemi hëngër kemi qenë shumë të lumtur sepse ka pas vend për krejt, ka pas vend për daj, për axhallar, halla e teze, gjyshërit tanë e prindërit tanë. Po du me iu thanë që është mirë nganjëherë me u e kthye te shpija edhe me sofrabez qysh i thoshim përpara edhe rrafsh keshtu kamë kryq edhe me kry drekën, mëngjesin edhe darken. Ju kujtohet, ka pasë vend për krejt se e shtijshim gjunin kaniherë – qeshtu qeshtu, edhe u bojshim 20 vetë në sofër”, thotë Labi.

“Më boftë mirë mua e bujrum juve, po najherë hamë bashkë kudo që jeni së bashku kështu. I pershendes krejt gurbeqart sidomos ata që kanë emigru herët e kanë përjetu këtë kohë e unë jam me ta. Respekte e mirupafshim ”, shton ai.

Ndërsa ka përshëndetur të gjithë, ish-deputeti ka shkruar: “Ju përshëndes nga zemra shqiptar të dashur. Ju beftë dreka mirë ku do që jeni, këndej e në Diasporë”.

(Kosova Sot Online)