Ndahet çifti i njohur i showbizit shqiptar

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 10:39
Ndahet çifti i njohur i showbizit shqiptar

Andi dhe Melisa, çifti i shumëpërfolur nga emisioni “Për’puthen”, mesa duket kësaj radhe janë ndarë me të vërtetë. Ka qenë pikërisht Andi i cili e ka konfirmuar këtë lajm teksa ishte i ftuar në emisionin “E Diell”.

Ai u shpreh se kishin kohë që ziheshin dhe se marrëdhënia ishte bërë toksike.

“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallalliqe, për një fjalë goje. Filluam të ziheshim 3 herë në ditë. Në momentin që lidhja bëhet toksike është më mirë të mbaroj për të mirën e të dyve”- u shpreh ai.

Kjo nuk është hera e parë që çifti përfliten për ndarje.

Pak kohë më parë kjo u nënkuptua nga disa shkrime të publikuara nga vetë Melisa në “Instastory”.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti”-u shpreh e revoltuar ajo.
Megjithatë, pastaj Melisa ka treguar se ndoshta mund të ketë qenë një reagim impulsiv i momentit, gjë që u reflektua në postimin e saj të radhës.

Ajo publikoi një pikturë ku shfaqet një vajzë duke qarë, duke treguar gjendjen e saj aktuale.

Ndërsa bashkëngjitur me të Melisa shkruan në anglisht: “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”.

(Kosova Sot Online)