Mosliberalizimi i vizave, Bufi ‘propozon’ që Lajçakun ta presin kosovarët masivisht me flamuj të BE-së

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 10:57
Mosliberalizimi i vizave, Bufi ‘propozon’ që Lajçakun ta presin kosovarët masivisht me flamuj të BE-së

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë do të qëndrojë në Kosovë nga sot deri më 29 qershor.

Ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e liderët opozitarë në vend, e pastaj pritet të vizitojë veriun e vendit e Prizrenin.

Por aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu, ka ironizuar me ardhjen e Lajçakut në Kosovë, duke dhënë një propozim se si të pritet ai.

“Fore e mire ish bo me dal me prit Llajçakun masivisht, me flamura te BE edhe me falemnderu per krejt cka ka bo per Kosoven”, ka shkruar Spahiu.

Ndryshe, Lajçak vjen në Kosovë pak pas Samitit të BE-së ku nuk u dha dritë e gjelbërt e as shpresë për lëvizjen e lire të kosovarëve në zonën Schengen.

(Kosova Sot Online)