'Po vij në shtëpi'/ Dua Lipa njofton se do të performojë sivjet në 'Sunny Hill'

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 09:27
'Po vij në shtëpi'/ Dua Lipa njofton se do të performojë sivjet në 'Sunny Hill'

Sikurse pritej, këngëtarja e njohur nga Kosova me famë botërore Dua Lipa, i bashkohet listës së artistëve që sivjet do të performojnë në festivalin Sunny Hill.

Lajmi është bërë i njohur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkuan Dua në Instagram.

Përvç Duas, në festival do të performojnë edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtar si pop-artisti latin J-Balvin dhe DJ i famshëm, Diplo.

Dua Lipa ka performuar në festivalin Sunny Hill në vitin 2018 si njëra ndër performueset kryesore të edicionit të atij viti.

(Kosova Sot Online)