‘5 kg nuk kanë rëndësi fare’, pesha e shtatzënisë për Arminën nuk përbën asnjë problem

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 10:49
‘5 kg nuk kanë rëndësi fare’, pesha e shtatzënisë për Arminën nuk përbën asnjë problem

Edhe pse ende nuk kemi ndonjë lajm shtatzënie nga Armina, ajo e ka të qartë që kur të jetë shtatzënë do e shijojë këtë periudhë duke mos u merakosur për peshën.

Blogerja dha një mesazh në “Goca dhe Gra”, duke inkurajuar të gjithë të shijojnë jetën pavarësisht peshës apo pamjes pas shtatzënisë.

“Kur të më keni mua unë do ha, do e shijoj dhe do ushqej fëmijën se femra është e bukur sido të jetë. Sigurisht duhet të kujdesemi mos të hani gjëra të dëmshme për shëndetin, por 5 kile më shumë apo më pak nuk ka rëndësi fare”, tha Armina.

(Kosova Sot Online)