Noizy akuzon Cllevion se dhunoi një 13-vjeçare

  • E.K /
  • 25 July 2022 - 10:46
Noizy akuzon Cllevion se dhunoi një 13-vjeçare

Me t’u liruar nga burgu, reperi Cllevio i kërkoi publikisht përballje kundërshtarit të tij, reperit Noizy.

E ky i fundit duket se ka një kundërpërgjigje të fortë për reperin kundërshtar, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj.

Reperi i hitit “Je gjithçka” riktheu në vëmendje një çështje, e cila kishte mbetur në arkivat e mediave.

Bëhet fjalë për një rast të vitit 2014, që e ndërlidh Cllevion në akuzat për pedofili, më saktësisht dhunimin e një vajze 13-vjeçare në atë kohë.

Ai nuk ka hezituar që ta quajë “pedofil” dhe i ka kërkuar me të mirë që të mos merret me të apo familjen e tij.

Ky është reagimi i plotë i reperit Noizy (pa ndërhyrje)

“Po te drejtohem me Emrin PEDOFIL,
Se kshu je ti, nje I forte, nje gango I vertet, qe paske perdhunuar nje vajze te vogel 13 vjec,
Mjafton të shkruani Emrin e plote të ktij gangos dhe të dalin gjith gangsterrlliqet qe paska Bo ky gango, nje nder kto paska perdhunuar dhe nje 13 vjecare të shkrete në lushnje, nuk e di se kush jane prinderit e asaj të shkretes por une te kisha vra në vend o gango, a e din për cfar me vjen keq? Jo për ty se ti e ke zgjedh rrugen tate, por per gjith Ata qe te vijn nga mbrapa ty dhe qe del neper live e të mbeshtesin ty a thu se je tu Bo naj heroizem, jam I sigurt qe kto nuk ta din historin tate te nje perdhunusi, a e din ti qe ajo eshte motra dikujt vajza dikujt mbesa e dikujt, uroj qe kto njerzit qe të vijn nga mbrapa ty, dhe kto qe të nxisin ty, ta kthejn pak thiken nga ana vet, po sikur te ishte kjo vajza tyre, motra apo mbesa, Cfar do kishin bo me ty? Ti je per te ardhur keq se nje dite do te kthehen te gjitha, nje dite do japesh pergjigje për të gjitha, ti je kokrra idiotit dhe për kte mban vendin e pare, intrigant I lig, por une nuk bie në nivelin tat Edhe Pse ti ke shume qef, une nuk te Bej shok dhe Pse ti ke shume qef, une nuk dua tme kerkosh falje per asgje, skam nevoj. une nuk kam shoke perdhunusa. Une po te kerkoj nje gje nga ti Pedofil, dhe po ta them publikisht kete here, me li rehat mos me permend as per mire e as per keq, as mua as familjen time e as shoket e mi, mos e merr për presion Merre si keshill. Ti uroj gjithe te mirat në rrugen tende”, shkruan Noizy.

(Kosova Sot Online)