Lexoni edhe:
BE të veproj edhe me masa ndëshkuese ndaj shtetit serb, mjaft me lutje dhe përkëdhelje!
Një nga artistët më të rinj shqiptar, Blerando ka publikuar sëfundmi disa këngë, mirëpo njëra prej tyre ka tërhequr vëmendjen më shumë.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Blerando ka treguar se kënga me titull “Xhensila” i dedikohet këngëtares Xhensila Myrtezajt. Madje, ai ka zbuluar se Bes Kallaku i ka shkruar pasi ka parë klipin dhe e kam marrë me sportivitet.
BE të veproj edhe me masa ndëshkuese ndaj shtetit serb, mjaft me lutje dhe përkëdhelje!Lexoni edhe:
“Për Xhensila Myrtezajin e kam këngën. Është pak provokuese. Besi më ka reaguar në Instagram, më ka dërguar disa ‘smile’. Xhensila nuk ka reaguar ende. E zgjodha si emër për marketing. Kjo këngë ka pasur shumë sukses”, tha Blerando.
Më tej, ai u shpreh se ndonëse i lindur dhe i rritur në Gjermani, tekstet e këngëve kur i shkruan i vijnë në shqip.
“Kur jam kam filluar këngën e parë, më ka ardhur më lehtë për ta shkruar në shqip se ka të bëjë me ndjenjat. Hala nuk e kam gjetur veten për të shkruar në gjermanisht, megjithatë kënga e re që do të publikohet ka një rresht gjermanisht”, shtoi Blerando.
(Kosova Sot Online)