BE të veproj edhe me masa ndëshkuese ndaj shtetit serb, mjaft me lutje dhe përkëdhelje!

BE të veproj edhe me masa ndëshkuese ndaj shtetit serb, mjaft me lutje dhe përkëdhelje!
BE të veproj edhe me masa ndëshkuese ndaj shtetit serb, mjaft me lutje dhe përkëdhelje!

Muhamet Kelmendi

  • 27 July 2022 - 07:55

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Hapja e negociatave për Shqipërime dhe për Maqedoninë e Veriut në kuadër të integrimeve në BE duke se ka krijuar një gjendje të re në Ballkanin Perëndimor. Nga Maqedonia e Veriu u pa se BE nuk pranon shtete në gjirin e vetë që kanë probleme të pa zgjidhura me shtetet tjera të BE-së apo me kandidatët për bashkim. Besohet se ky koncept do të aplikohet edhe ndaj shtetit kriminal serb.

-Serbia është shtet me statutin e kandidatit për anëtarësim në BE. Po ky shtet ka përgjegjësi të madhe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Serbia ka bërë dhunë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. Ka përdhunuar mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptar. Dëmet materiale shkojnë në mbi 30 miliardë euro dhe mbi 1 milionë shqiptar i pati dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Ende Serbia nuk pranon të ballafaqohet me veten e vetë të shkuar dhe aktuale kriminale. Nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe synon ripushtimin e tërë Republikës ose ndarjen e Kosovës.

Këto janë çështje madhore. Një shtet i tillë nuk ka se ku shkon në BE. Bashkësia Evropiane nuk e pranon një shtet të tillë pa u ndarë nga e kaluara, pa dhënë përgjegjësi dhe pa e njohur Kosovën shtet. Këto janë çështje që SHBA, Anglia, Austria dhe RFGJ ia kanë bërë të qartë shtetit serb. Besohet se Beogradi e ka kuptuar se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës me njohje reciproke nuk ka ku shkon në BE. Kosovës as vizat nuk po i hiqen. Franca dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pa varur, si Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro, nuk po ia heqin vizat Kosovës. Këtë e kanë lidhur me raportet në shtetin serb. E këto shtete, pak ose fare pak, bëjnë presion mbi Serbinë. Thjeshtë: Nuk po merren me këtë çështje.

E kanë lënë atë nën kompetencat e shtetit serb. Këtu është gabimi më i madh. Por, këto shtete janë tradicionalisht në anën serbe. Atyre nuk ju intereson Kosova. Kjo, po bënë vështirësi dhe çështja nuk po merre kahe pozitive. Mirëpo, me qëndrimet e SHBA-ve, të Anglisë, të Austrisë dhe të Gjermanisë besohet se çështja do të eci në drejtim të njohjes së shtetit të Kosovës dhe se Serbia pa këtë nuk ka vend në BE. Serbia duhet të dëshkohet nga BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".