“Jam shkelur e poshtëruar”, fjalët e Mozzik janë mesazhi i ditës për sot

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 13:23
“Jam shkelur e poshtëruar”, fjalët e Mozzik janë mesazhi i ditës për sot

Mozzik është ndalur për të kujtuar disa nga momentet që kanë lënë gjurmë në jetën e tij. Reperi ka treguar se është përballur me shumë sfida gjatë këtyre viteve, është shkelur e poshtëruar, por kurrë nuk është ndalur. Madje tregon se e kanë bërë më të fortë. Mozzik u ka dhënë dhe një mesazh fansave duke i kërkur ta kenë qëllimin e qartë dhe mendja e zemra e tyre do jua tregojë drejtimin e jetës.

“Mozziku u kon një djalë i ri që ka punu shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile! I hjektë deri te Zoti! I shkelur e i poshtnum po kurrë s’jam ndal! Lloj lloj sfide e sprove e kam kapërcy vec më t’fort m’kan bo! Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjesët që i kam falë më së shumti kohë! Rininë ia kam falë! Beso o shok vetëm beso! Qëllimi kur të jetë kjarte dhe fokusi yt ndriqon dhe e din mendja e zemra ku ti po don me shku është gjëja më e bukur”, ka shkruar reperi.

(Kosova Sot Online)