Zbulohet se çka bën Loredana pas koncerteve

  • G.G /
  • 16 August 2022 - 15:48
Zbulohet se çka bën Loredana pas koncerteve

Loredana performoi në kuadër të mega koncertit “Alpha Shou” të Noizyt.

Ajo ofroi një spektakël të vërtetë për të gjithë të pranishmit që ishin në koncert, madje gjatë kësaj kohë ajo ka kënduar edhe bashkëpunimin me Mozzik.

Mirëpo, ajo energjinë siç duket e ruan edhe pas koncertit- pasi ajo është e pasionuar pas lojrave.

Lori u shfaq duke luajtur ping-pong në duel me reperin britanik, Krept, duke zbuluar edhe një hobi të saj, që e bënë pas koncerteve.

Ndryshe, Lori ka kohë të gjatë që është ndarë nga Mozzik, pas një lidhje të gjatë që kishte.

Dyshja kanë edhe një vajzë të quajtur Hana.

Shiko foton:

(Kosova Sot Online)