
Lexoni edhe:
Adelina reagon ndaj Hotit: Dullo qysh s'të shkoj mendja me thirr protestë për zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së
Aktorja e njohur e Hollivudit, Anne Hathaway, ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
43-vjeçarja ndau lajmin e lumtur me ndjekësit përmes një videoje të publikuar në Instagram. Në pamjet e postuara, Hathaway shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të bardhë, ndërsa ecën drejt kamerës me duart vendosur mbi bark.
Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë tashmë prindër të dy djemve, Jonathan 10-vjeçar dhe Jack 6-vjeçar. Lajmi për zgjerimin e familjes është pritur me entuziazëm nga fansat e aktores në mbarë botën.
Spekulimet për shtatzëninë kishin nisur prej disa ditësh, pasi fotografët e kishin fotografuar aktoren gjatë pushimeve në Saint-Tropez. Në disa nga pamjet e publikuara, Hathaway shfaqej me bikini dhe me një fustan të bardhë që nxirrte në pah barkun e saj.
Me videon e publikuar në rrjetet sociale, aktorja vendosi t’i japë fund aludimeve dhe të ndajë personalisht me publikun një nga momentet më të lumtura të jetës së saj.
(Kosova Sot Online)