Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta për ish burrin

  • A.P /
  • 20 June 2026 - 10:02
Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta për ish burrin

Përplasjet mes Mimoza Ahmetit dhe Zhakut vijuan edhe pas përfundimit të Ferma VIP. Dy ish-fermeret u përballën në Post Ferma VIP, duke sqaruar raportin e tyre dhe deklaratat e bëra gjatë spektaklit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Zhaku u shpreh se ka qenë gjithmonë dashamirëse ndaj Mozës, por sipas saj, fituesja e Ferma VIP ka mohuar marrëdhënien e afërt që ato kanë pasur ndër vite.

Ajo gjithashtu nënvizoi se deklarata e bërë nga Moza, se i mori ish-burrin, ishte shumë e papërshtatshme.

Nga ana tjetër, Moza mohoi të ketë pasur qëllim të sulmojë ish-fermeren.

Zhaku theksoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë më e afërt sesa një raport thjesht profesional, duke kujtuar se Moza frekuentonte shtëpinë e saj dhe kishte bashkëpunuar në studion e familjes së saj.

Image

(Kosova Sot Online)