
Lexoni edhe:
Mihrija dhe Lora sa herë pozojnë vendin ku rrinë e zbukurojnë
Si duket historia e Zhades dhe Lukasit i bëri aktorët Giovanna Antonelli 46 vjeç dhe Murilo Benício 50 vjeç të bijnë në dashuri edhe në jetën reale.
E nga kjo marrëdhënie e cila nuk ishte jetë gjatë dhe përfudoi në vitin 2005 ata kanë një djalë.
Mihrija dhe Lora sa herë pozojnë vendin ku rrinë e zbukurojnë Lexoni edhe:
Ai quhet Pietro dhe aktualisht është 17 vjeç.
Në një intevistë për mediat braziliane ai foli për të ardhmen e tij dhe tashmë e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndjekë karrierën e prindërve të tij.
“Jam shumë i pasigurt, ka shumë gjëra që më interesojnë.
Nuk do të bëhem aktor, do ta them së shpejti.
Nuk e di ende se çfarë do të bëj”, tha ai.
“Ky profesion është aq i vështirë, aq i komplikuar, saqë edhe jemi të lehtësuar”, ka komentuar Murilo (Lukas)
Giovanna dhe Murilo kujtuan prapaskenat e “Klonit ” dhe si ishte partneriteti në atë kohë:
“E kam njohur Murilon me punën e tij para telenovelës.
Kur kuptova se do të ishte ai, u lumturova sepse mendova se ai ishte një aktor i mrekullueshëm, do të ishte mirë që ne të punonim së bashku”.
“Rezultati ishte i pabesueshëm jo vetëm në ekran, por edhe në jetën tonë personale.
Kishim Pietron, i cili është ky djalë i jashtëzakonshëm që është një dhuratë në jetën tonë për shkak të këtij takimi”, tha aktorja.
(Kosova Sot Online)