Portalet turke flasin për Morena Tarakun dhe babain e saj

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 12:30
Portalet turke flasin për Morena Tarakun dhe babain e saj

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Bukuroshja njihet për lidhjen e saj të fortë me Turqinë ku atje ka dhe biznesin e saj, një qendër estetike. Edhe më herët mediat e portale turke kishin shkruar për Morenën tonë por në rolin e biznesmenes, ndërsa këtë herë disa lajme pak më personale.

Teksa kanë treguar disa foto 'paparazzi' që janë shkrepur teksa ajo ecën dorë për dore në rrugë me të atin, portalet kanë shkruar për marrëdhënien e fortë dhe të bukur që kanë, gjë që Morena nuk ngurron ta tregojë asnjëherë në rrjete sociale.

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete.

Por një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë.

Teksa vetëm para pak ditësh ndau me ndjekësit një foto ku shfaqej duke mbajtur një buqetë me trëndafila në dorë dhe një foto ku duket rripi i pantallonave të një djali.

Por, në një nga postimet më të fundit të Morenës, në mbishkrimin e fotos duket se në fakt, bukuroshja nuk e ka gjetur ende atë që e cilëson si ‘Aladinin’ e saj, madje është ende në kërkim.

(Kosova Sot Online)