Bora del ‘blof’, ruan videon e Beatrix dhe Donaldit duke u përqafuar! Vjen reagimi i këngëtares

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 17:57
Bora del ‘blof’, ruan videon e Beatrix dhe Donaldit duke u përqafuar! Vjen reagimi i këngëtares

Sërish kthehet në vëmendje Bora-Donald-Beatrix! Tashmë një video po qarkullon kudo ku shihet qartazi se si prezantuesja Bora Zemani ka ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix, të cilët shihet duke u përqafuar.

Bora e ka shtuar videon tek “favorite” dhe videot e preferuara dalin me emra.

Ndoshta moderatorja nuk e ka ditur këtë gjë.

Por nuk ka munguar aspak as reagimi i Trixës.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku ka ironizuar Borën pas veprimit të kësaj të fundit.

“Unë ktë e bëra kastile. Ti mund ta shtosh edhe këtë si të preferuar gjithashtu ‘baby girl’”, shkruan Trixa krahas videos.

Por më mirë shikojeni vetë!

Epo mesa duket tashmë mes vajzave do të ketë kunja dhe thumbe.

Ndërkohë, dje Trixa publikoi një tjetër video në rrjete sociale, ku në video shkruhej: “Kur ai të shkruan te Instagram Story që publikove strategjikisht”.

Më herët, këngëtarja ka pranuar në një intervistë, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)