Prej muajsh në një lidhje të re, Bojken Lako harron Semin, fotografohet në momente intime me partneren e tij

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 10:53
Prej muajsh në një lidhje të re, Bojken Lako harron Semin,  fotografohet në momente intime me partneren e tij

Kanautori Bojken Lako ka nisur një lidhje të re prej muajsh dhe ka lënë pas historinë me Semi Jaupajn.

Ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën ai nuk fshihet më dhe shfaqet me të publikisht. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë bashkë me të në ‘Sunny Hill’. Çifti janë fotografuar nga ‘Vip Magazine’ në momente intime dhe duke shkëmbyer puthje në buzë.

E dashura e artistit është e panjohur për publikun por kjo nuk e ka penguar çiftin të shfaqte dashurinë në publik.

Dyshimet mbi lidhjen e re u ngritën pasi Bojkeni postoi një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqej duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.

Disa muaj më parë gjatë një interviste në “Wake Up” i pyetur për foton që publikoi, Bojken fillimisht ironizoi se e bëri për të “promovuar festivalin”, pra për vëmendje ose marketing. Më tej ai shprehu se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.

“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse kështu është si të thush maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”- tha ai duke mos dhënë shumë detaje.

(Kosova Sot Online)