Rita Ora gati për performancën e parë pas martesës në festivalin e njohur, artistja shfaqet me shumë stil nga Zvicra

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 11:26
Rita Ora gati për performancën e parë pas martesës në festivalin e njohur, artistja shfaqet me shumë stil nga Zvicra

Ajo njihet për veshjet e saj plot stil… Dhe Rita Ora e vërtetoi edhe një herë teksa pozoi një album fotosh në Zyrih përpara shfaqjesh në festivalin ‘Open Air’ të shtunën. Këngëtarja 31-vjeçare tregoi fizikun e saj të tonifikuar në foto, duke veshur një ‘body’ me kurriz të hapur dhe një palë atlete të zeza.

‘Body’ përmbante një dizajn kryq me fije dhe i printuara me një dizajn të zi. Rita tregoi tatuazhet e veçanta në shpinë, teksa mbante një varse ari, krahas byzylykëve të shumta prej argjendi dhe ari.

Flokët e saj bionde i la kaçurrela natyrale, teksa mbante një shami rozë në kokë. Rita kishte bërë një grim natyral dhe mbante një palë syze.

Duke thënë se ajo ‘mezi pret të performojë’, ylli zbuloi se kishte arritur në Zvicër. Ajo shkroi: ‘Ne jemi këtu! Ora 20:15 në skenën kryesore, mos mungoni!!! Mezi pres të performoj për të gjithë ju sonte! Shkojmë!!’ Festivali filloi të martën, me artistë të tillë si Arctic Monkeys, Kings of Leon, Bastille, G-EAZY dhe David Guetta që të gjithë tashmë janë ngjitur në skenë.

Ndërsa artistë të tilla si KYGO, Lewis Capaldi dhe Camelphat do t’i bashkohen Ritës për të performuar në ditën e fundit të festivalit. Kjo paraqitje e saj vjen pasi ylli me origjinë shqiptare u martua fshehurazi me të dashurin e saj regjisor Taika Waititi në fillim të këtij muaji në një ceremoni private. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një dasmë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

(Kosova Sot Online)