Në super formë, Ledina Çelo shfaqet më sensuale se kurrë nga Antalya

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 11:32
Në super formë, Ledina Çelo shfaqet më sensuale se kurrë nga Antalya

Prej shumë vitesh ka qëndruar larg skenës por Ledina Çelo ka marrë gjithmonë vëmendjen me fizikun e saj.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk nguron të ndajë me ndjekësit foto mjaft provokuese. Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi artistja 45 vjeçare.

Përmes disa postimeve në Instagram, Ledina ka bërë me dije se ndodhet në Antalya të Turqisë. Ajo shihet me një body të zi dhe me një fustan rrjetë, i cili i nxjerr në pah format e saj të trupit që çdo vajzë do t’i kishte zili. Nuk kanë munguar as komplimentet nga adhuruesit dhe miqtë e saj.

(Kosova Sot Online)