Rita Ora rrëfehet ‘pa dorashka’ për paragjykimet: “Më thanë përse e ke lëkurën e errët kur je shqiptare”?

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 16:10
Rita Ora rrëfehet ‘pa dorashka’ për paragjykimet: “Më thanë përse e ke lëkurën e errët kur je shqiptare”?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tashmë ndodhet në Tiranë. Ajo së fundmi ka qenë në Liceun Artistik “Jordan Misja” së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Rita ka takuar shumë nxënës me të cilët edhe ka bërë foto dhe video.

Dikush e ka pyetur Ritën se si ia doli që të futet në tregun ndërkombëtar.

Ajo ka folur për vështirësitë që ka kaluar ku është ndalur edhe të ngjyra e lëkurës.

Këngëtarja tha se i thonin që lëkura e saj nuk është edhe aq e bardhë.

 “Jam kosovare, vij nga një vend që quhet Shqipëri dhe në fakt është një vend i mbushur me njerëz të mrekullueshëm. Dhe ata ishin si: ‘Po, por lëkura juaj…lëkura juaj është pak më e errët, ti nuk ke lëkurë aq të bardhë’, dhe unë isha: Çfarë? A i keni parë njerëzit që vijnë nga vendi im? Ne jemi kaq ekzotikë, ne dukemi sikur vijmë nga vende të ndryshme, ne jemi të bukur brenda dhe jashtë, jo vetëm fizikisht”, theksoi këngëtarja me famë botërore.

Rita gjithnjë ka treguar se është krenare që është shqiptare dhe madje e ka thënë shpesh, ashtu sikurse bëri së fundmi për një revistë australiane.

“E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre. Luftërat Ballkanike të dekadës po shpërthyen. Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren ‘The Queens Arms’ në Kilburn, në Londrën Veriore”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)