Stresi ‘godet’ sërish: Jemi mësuar me goca mendjelehta

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 14:40
Stresi ‘godet’ sërish: Jemi mësuar me goca mendjelehta

Raporti i Stresit me ish-të dashurën Keisi ka qenë gjithmonë shumë kompleks, me ulje-ngritje të shpeshta që ata i kanë bërë edhe publike.

Pak pasi po aludohej për një ribashkim, Stresi bëri dje një status ironik që dukej se po thumbonte Keisin.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dikush e ka pyetur reperin: “A ka goca të mira a s’ka më?” Përgjigja e reperit ishte me spec pasi ai shkruan se është mësuar me mendjelehta, duke ndezur dyshime se ky ‘thumb’ i drejtohet ish-partneres së tij Keisit.

 “Normal që ka por nuk i sheh dot do punë puna për goca të mira se ne jemi mësuar me këto mendjelehtat”-shkruan ai. 

Image

(Kosova Sot Online)