Nëse s’nis mësimi, të vendosim kurora në shkolla e ta shpallim të vdekur arsimin, thotë Spahiu

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 12:45
Nëse s’nis mësimi, të vendosim kurora në shkolla e ta shpallim të vdekur arsimin, thotë Spahiu

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu, i njohur për rolin e tij si Oki në “Kafeneja Jonë”, ka rekomanduar që nëse nuk fillon mësimi të hënën, atëherë të shpallet vdekja e arsimit në Kosovë.

“Është mirë të hanën, nëse nuk fillon mësimi, me shku deri te shkollat edhe me vendosë nga një kurorë, një lutje të vogël Perëndisë dhe ta shpallim të vdekur arsimin”, ka shkruar Spahiu.

“I lehtë të qoftë dheu, viti shkollor 2022/23”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)