Pas dasmës, Armina tregoi se u bë me një shoqe të ngushtë dhe është gocë e njohur e showbiz-it

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 16:45
Pas dasmës, Armina tregoi se u bë me një shoqe të ngushtë dhe është gocë e njohur e showbiz-it

Tani që kanë kaluar disa ditë nga dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për të ndarë disa momente nga dasma.

Nuk munguan as falenderimet e mundshme për bashkëpuntorët, personat apo mikeshat e ngushta që i qëndruan afër në ditën e saj të madhe.

E një ndër to ishte edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha. Ndonëse blogerja prej pak kohësh është pjesë e showbizit tonë, duket se gëzon një raport të mirë shoqëror me Armina Mevlanin. Krahas një imazhi ku duken blogeret e përqafuara, Mevlani shkruan:

“Nuk duhen vite që dikë ta ndjesh si shoqe të vërtetë. Është thjesht një klik, është aty. Faleminderit Sara që ishe pranë meje dhe ma bëre atë ditë më të bukur. Të dua!”

(Kosova Sot Online)