“Kqyrni shoqe çka ka rritur nana” vjen edhe në gjuhen gjermane

  • G.G /
  • 06 October 2022 - 15:07
“Kqyrni shoqe çka ka rritur nana” vjen edhe në gjuhen gjermane

Këngëtari kosovar i lindur në Gjermani, Traboin Mehaj ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një video të publikuar në Instagram.

Në gjuhen gjermane Traboini ka kënduar një pjesë të këngës “Kqyrni shoqe çka ka rritur nana” video e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Për portalin rtv21.tv Traboni ka treguar se ideja për ta bërë këtë video ishte “gjatë rrugës për në Krujë për xhirimet e klipit të ri”.

Ai poashtu ka treguar se është duke punuar për projektin e ri i cili do titullohet  “Do te dua” dhe publikohet së shpejt.

 Kujtojmë se, “Kqyrni shoqe çka ka rritur nana” është kënduar vite më parë nga Motrat Mustafa. 

(Kosova Sot Online)